Ndërlidhjet

KIEV


Presidenti i Ukrainës Viktor Yushchenko ka shtyrë afatin për zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Ato parashihej të mbahen gjatë majit.
"Bazuar në Kushtetutën e vendit, nënshkruaj vendimin sipas të cilit zgjedhjet e parakohshme do të mbahen me 24 qershor, në mënyrë që të mbahen në formën e duhur dhe të sjellin zgjidhje politike për problemet në Ukrainë" tha Yushchenko.
Vendimi i tij i mëhershëm për shpërndarjen e parlamentit dhe shpalljen e zgjedhjeve ka shkaktuar mosmarrëveshje të shumta me bllokun e partive që mbështesin kryeministrin Viktor Yanukovich.
XS
SM
MD
LG