Ndërlidhjet

OSLO


NATO shprehi shqetësim të madh rreth vendimit të Rusisë për moratorium në Paktin për kontrollin e armatimit në Evropë. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jaap de Hoop Scheffer tha se Ministri i Jashtëm i Rusisë Sergei Lavrov konfirmoi paralajmërimet e bëra më herët nga presidenti Vladimir Putin. "Kjo porosi është pritur me shqetësim të madh, zhgënjim dhe keqardhje" tha Scheffer gjatë një konference për shtyp në Oslo, ku po mbahet takimi dy ditësh i Ministrave të Jashtëm të NATO-s, e ku merrë pjesë edhe shefi i diplomacisë ruse Sergei Lavrov.
Scheffer tha se aleatët në NATO vlerësojnë se ky pakt është njëri nga gurët themeltar të sigurisë evropiane.
Pakti ishte nënshkruar në vitin 1990 nga NATO dhe ish Pakti i Varshavës.
Presidenti i Rusisë Vladimir Putin tha sot në fjalimin vjetor në parlament se do të ishte "e përshtatshme që të shpallej moratorium në përmbajtjen e Rusisë ndaj këtij traktati, derisa ai të ratifikohejë nga të gjitha vendet e NATO-s".
XS
SM
MD
LG