Ndërlidhjet

logo-print

UASHINGTON


Zëdhënësja e presidentit amerikan konfirmoi se George Bush do t'i vërë veto legjislacionit të miratuar në Senat, i cili kërkon tërheqjen e trupave nga Iraku prej 1 tetorit.
"Senati tash iu bashkangjit Dhomës Përfaqësuese në miratimin e legjislacionit që shpie në disfatë, dhe insiston në caktimin e një date për kapitullim. Presidenti tha se do t'i vërë veto legjislacionit", theksoi zëdhënësja Dana Perrino.
Kongresi mund ta anulojë veton e presidentit vetëm me dy të tretat e votave, por demokratët nuk e kanë shumicën e nevojshme.
XS
SM
MD
LG