Ndërlidhjet

PARIS


Ministri i Jashtëm i Francës Phillippe Douste Blazy tha se vendi i tij nuk ka plane afatgjate për mbajtjen e trupave në Afganistan. Komenti u bë pak kohë para skadimit të afatit të kërkuar nga talebanët për largimin e trupave franceze, në këmbim të lirimit të dy pengjeve franceze. Dy punonjës humanitarë janë rrëmbyer në fillim të muajit në Afganistanin Jugperëndimor.
Rreth 1100 ushtarë francezë shërbejnë në kuadër të forcave të NATO-s në Afganistan.
XS
SM
MD
LG