Ndërlidhjet

UASHINGTON


Dana Perino, zëdhënëse e Shtëpisë së Bardhë, konfirmoi se presidenti George Bush do t'i vërë veto legjislacionit të miratuar në Senat, i cili kërkon tërheqjen e trupave nga Iraku prej 1 tetorit.
- Senati tash iu bashkangjit Dhomës Përfaqësuese në miratimin e legjislacionit që çon në disfatë, dhe insiston në caktimin e një date për kapitullim. Presidenti tha se do t'i vërë veto legjislacionit, tha zëdhënësja Perino. Kongresi mund ta anulojë veton e presidentit vetëm me dy të tretat e votave, por demokratët në Kongres nuk e kanë një shumicë të këtillë.
XS
SM
MD
LG