Ndërlidhjet

RIJAD


Autoritetet në Arabinë Saudite thane se forcat e sigurisë kanë arrestuar 172 militantë të dyshuar, që besohet se kishin përgatitur sulme vetëvrasëse si Brenda këtij vendi ashtu edhe jashtë tij. Ministria e brendshme sot njoftoi se të dyshuarit, përfshirë sauditët dhe persona të jashtëm, ishin pilot të stërvitur për të udhëhequr sulme kundër bazave ushtarake dhe instalimeve të naftës. Gjatë një ndërhyrjeje kundër-terroriste, policia konfiskoi më se 32 milionë dollarë dhe një sasi të madhe të armatimit.
XS
SM
MD
LG