Ndërlidhjet

logo-print

TALIN


Rreth 70 persona janë lënduar gjatë natës së dytë të protestave në kryeqytetin e Estonisë, Talin. Protestat nisën pas vendimit të qeverisë për të hequr monumentin në kujtim të Ushtrisë së Kuqe Sovjetike.
Rreth 600 persona janë ndaluar nga policia, derisa 10 pjesëtarë të kësaj të fundit janë në mesin e të lënduarve.
Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov tha se Moska do marrë hapa seriozë në përgjigje të heqjes së monumentit në kujtim të Ushtrisë së Kuqe.
Estonia së bashku me Letoninë dhe Lituaninë, të njohura si vendet balltike u shkëputën nga Bashkimi Sovjetik pas shpërbërjes së tij derisa tani janë anëtare të Bashkimit Evropian dhe NATO-s.
XS
SM
MD
LG