Ndërlidhjet

logo-print

BAGDAD


Forcat amerikane kanë arrestuar 17 kryengritës të dyshuar në bastisjet kundër Al Kaidës në Irak. Po sot, aeroplanët amerikanë shkatërruan një kamion të mbushur me eksploziv në qytetin Fallujah në Irakun perëndimor. Goditja u bë pas informatave që ishin marrë nga një militant i arrestuar nga marincat amerikanë.
Ndërkohë, kleriku radikal shiit Moqtada al-Sadr e ka kritikuar ashpër presidentin e Shteteve të Bashkuara George Bush, shkaku i refuzimit të tij për tërheqjen e trupave nga Iraku. Më 2004, al-Sadr udhëhoqi një kryengritje kundër forcave amerikane, dhe besohet se ushtria e tij Mahdi është përgjegjëse për shumicën e vrasjeve sektare.
Ushtria amerikane thotë se ai ka ikur në Iran, por ithtarët e al-Sadr pohojnë se ai fshehet në Irak.
XS
SM
MD
LG