Ndërlidhjet

ANKARA


Qeveria pro-islamike e Turqisë tha se komunikata e djeshme e ushtrisë është e papranueshme nga pikëpamja demokratike.
Armata pro-sekulare turke tha se po e ndjek nga afër situatën, pasi Ministri i Jashtëm Abdullah Gul nuk e fitoi shumicën e nevojshme në parlament për zgjedhjen e presidentit të ri.
Më herët, Bashkimi Evropian e paralajmëroi armatën e Turqisë të qëndrojë mënjanë nga politika. Komisioneri për Zgjërimin Oli Rehn tha se ky është "një test" për forcat e armatosura, dhe bëri thirrje për respektimin e demokracisë, si kusht për kandidimin e Turqisë në Bashkimin Evropian.
Ndërkohë, ndihmës Sekretari i Shtetit Daniel Fried, tha se SHBA presin që Turqia të respektojë kushtetutën e saj.
Parlamenti mund të votojë tre herë për presidentin e vendit, ndërsa gjasat për t'u zgjedhur i ka Ministri i Jashtëm, Abdullah Gul.
XS
SM
MD
LG