Ndërlidhjet

QERBELA


Të paktën 50 njerëz e kanë humbur jetën dhe rreth 70 janë plagosur nga shpërthimi në një treg në qytetin irakian Qerbela. Shpërthimi ka ndodhur në një treg në afërsi të një tempulli.
Në zhvillime tjera, forcat amerikane arrestuan 17 kryengritës të dyshuar në bastisjet kundër Al Kaidës në Irak. Po sot, aeroplanët amerikanë shkatërruan një kamion të mbushur me eksploziv në qytetin Fallujah në Irakun perëndimor. Ndërkohë, kleriku radikal shiit Moqtada al-Sadr e ka kritikuar ashpër presidentin e Shteteve të Bashkuara George Bush, shkaku i refuzimit të tij për tërheqjen e trupave nga Iraku. Më 2004, al-Sadr udhëhoqi një kryengritje kundër forcave amerikane, dhe besohet se ushtria e tij Mahdi është përgjegjëse për shumicën e vrasjeve sektare.
XS
SM
MD
LG