Ndërlidhjet

STAMBOLL


Qindra mijëra mbështetës të sekularizmit janë tubuar sot në Stamboll lidhur me tensionet për zgjedhjen e presidentit të Turqisë. Ky tubim u bë një ditë pasi qeveria pro islamike turke ka refuzuar vërejtjet e ushtrisë lidhur me zgjedhjen e presidentit, duke i vlerësuar ato si ndërhyrje e papranueshme në demokraci. Kandidati për president, ministri i jashtëm Abdullah Gul, nuk ia doli të arrijë fitore në rundin e parë të votimit, para dy ditësh, për shkak të tensioneve ndërmjet deputetëve sekularistë dhe atyre pro islamikë.
Shumica e deputetëve të opozitës në Parlament e bojkotuan seancën dhe kërkuan që Gjyqi Kushtetues ta shqyrtoj ligjshmërinë e procesit.
XS
SM
MD
LG