Ndërlidhjet

TAMPA/FLORIDA


Iraku e ka mirëpritur lajmin se Irani do të marrë pjesë në konferencën rajonale të sigurisë për Irakun. Këshilltari irakian për Siguri Kombëtare, Mouaffak al-Rubaie shfaqi shpresën se tubimi mund të çojë në përmirësim të marrëdhënieve ndërmjet Iranit dhe Shteteve të Bashkuara.
Në Bagdad ka qëndruar edhe sekretari i Këshillit Suprem të Sigurisë së Iranit, Ali Larixhani.
"Jemi të bashkuar në qëndrimin tonë se duhet të komunikojmë në mënyrë që qeveria irakiane të gëzojë bashkëpunimin e vendeve fqinje", tha Larixhani pas takimit me shefin e diplomacisë irakiane.
Dje sekretarja e Shtetit Condoeleezza Rice nuk e përjashtoi mundësinë e bisedimeve me zyrtarët iranian në takimin që do të mbahet në Egjipt.
XS
SM
MD
LG