Ndërlidhjet

BANGKOK


Shkencëtarë dhe zyrtarë të qeverive nga mbarë bota sot i fillojnë bisedimet një-javëshe për mënyrat e luftimit të ngrohjes globale.
Raporti i parë i panelit Ndërqeveritar të Kombeve të Bashkuara që u publikua në shkurt, tha se 90% e fajit për ngrohjen globale bie mbi njerëzimin, ndërsa raporti i dytë i 6 prillit paralajmëroi për uri, thatësira, temperatura të larta dhe rritje të nivelit të detrave.
"Paneli është një trup shkencëtarësh që vlerëson të gjitha aspektet e ndryshimeve klimatike. Pastaj, negociatorët dhe qeveritë vendosin se çfarë do të bëjnë në bazë të zbulimeve të raporteve tona", tha drejtuesi i panelit, Rajendra Pachauri.
XS
SM
MD
LG