Ndërlidhjet

logo-print

PRAGË


Maqedonia ka rol aktiv në raport me Kosovën dhe konsideron se përcaktimi i statusit final të saj është më i mirë se status quoja, ka deklaruar për REL shefi i diplomacisë së Maqedonisë, Antonio Miloshoski.
Ai ka shtuar se Maqedonia rekomandon që Këshilli i Sigurimit të miratojë rezolutë për Kosovën, sepse kjo do t'ua lehtësonte punën të gjithëve në rajon.
I pyetur nëse Maqedonia do ta njihte pavarësinë e Kosovës pa rezolutë të Kombeve të Bashkuara, por nëse këtë e bëjnë Shtetet e Bashkuara dhe një pjesë e Bashkimit Evropian, Antonio Miloshoski tha:
Nëse Këshilli i Sigurimit nuk miraton rezolutë, ndërsa një, dy, pesë apo tetë vende me ndikim, anëtare të NATO-s dhe Bashkimit Evropian i qasen pozitivisht statusit të ri të pritur të Kosovës, kjo do t'i mundësojë Maqedonisë që dhe ajo seriozisht ta shqyrtojë një veprim të tillë", tha për Radion Evropa e Lirë, Antonio Miloshoski, Ministër i Punëve të Jashtme të Maqedonisë.
XS
SM
MD
LG