Ndërlidhjet

logo-print

PRAGË


Për Evropën është më e rrezikshme që Rusia po përpiqet të përvetësojë çështjen e Kosovës, se sa kritikat dhe kundërshtimi i Kremlinit rreth planeve amerikane për vendosjen e pjesëve të sistemit të mbrojtjes raketore në Evropën Qëndrore, tha investitori amerikan George Soros.
"Nëse Rusia përdorë veton në Këshillin e Sigurimit, ky do të jetë problem serioz për Bashkimin Evropian, sepse disa vende do ta pranojnë pavarësinë e Kosovës e disa të tjera jo. Pikërisht kjo do të tregojë se për çfarë është e gatshme Rusia, në mënyrë që të krijojë probleme në botë" tha Soros, në intervistën për radion e Çekisë.
Ai tha se Kosova ka nevojë për qetësi dhe konsolidim.
"Këtë e kërkojnë njerëzit në Kosovë dhe nëse ata nuk e fitojnë pavarësinë, atëherë do ta shpallin njëanshëm. Kështu do të krijojmë një problem shumë të madh" tha Soros.
Deklaratat e tij janë kritikuar nga përfaqësues të partive politike në Serbi.
XS
SM
MD
LG