Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti George Bush i ka vënë veto legjislacionit me të cilin kërkohej fillimi i tërheqjes së trupave nga Iraku, gjatë këtij viti. Gjatë një fjalimi drejtuar kombit, presidenti i Shteteve të Bashkuara paraqiti arsyet për vënien e vetos.
"Nuk ka kuptim t'i thuhet armikut kur ju planifikoni të tërhiqeni. Të gjithë terroristët do t'i bashkonin forcat për të filluar komplotin për përmbysjen e qeverisë dhe për ta marrë kontrollin ndaj Irakut. Besoj se përcaktimi i afatit për tërheqje do ta demoralizonte popullin e Irakut, do t'i inkurajonte vrasësit në gjithë Lindjen e Mesme dhe do të dërgonte sinjal se Amerika nuk do t'i mbajë premtimet" tha presidenti Bush.
Legjislacioni i miratuar në Kongres, ishte përpjekje e demokratëve që të detyrojnë presidentin të ndryshojë strategjinë në Irak.
Kryesuesja e Dhomës Përfaqësuese, demokratja Nensy Pelosi u shpreh e pakënaqur me veprimin e presidentit.
"Shpresoja që këtë legjislacion dypartiak i cili mbështetet gjerësisht nga populli amerikan, presidenti do ta trajtonte me respektin që ai e meriton. Në vend të kësaj, presidenti i vuri veto dhe sinqerisht e keqinterpretoi atë që kërkon ky legjislacion" tha Pelosi.
Duket se demokratët nuk i kanë dy të tretat e votave të nevojshme në Kongres për të anuluar veton e presidentit.
XS
SM
MD
LG