Ndërlidhjet

SHARM EL SHEIK


Masat e sigurisë janë shtuar derisa liderët botëror kanë filluar të shkojnë në Sharm el Sheik të Egjiptit për samitin dy ditor që fillon nesër. Takimi synon stabilizimin e gjendjes në Irak.
Gjatë udhëtimit të saj për në Egjipt, Sekretarja amerikane e Shtetit Condolezza Rice tha se barra bie mbi fqinjët e Irakut që të tregojnë përkushtimin e tyre për t'i dhënë fund gjakderdhjes, pasi bëhet fjalë edhe për sigurinë e tyre.
Sipas paralajmërimeve, Rice mund të shfrytëzojë samitin edhe për t'u takuar me zyrtarët nga Irani dhe Siria.
XS
SM
MD
LG