Ndërlidhjet

TEHERAN


Këshilltari për çështje ndërkombëtare i Liderit Suprem Ayatollah Ali Khamenei tha se Irani është i aftë për "prodhimin në masë" të centrifugave që përdoren për pasurimin e uraniumit. Ali Akbar Velayati i bëri këto komente në një intervistë për gazetën "Jomohouri Eslami".
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka miratuar dy raunde të sanksioneve kundër Iranit për shkak të programit të tij bërthamor. Teherani insiston se programi është vetëm për qëllime paqësore.
Zyrtarët e gjashtë vendeve më me ndikim do të takohen sot në Londër për të shqyrtuar përparimet në bisedimet e kohëve të fundit ndërmjet shefit të diplomacisë së BE-së Havier Solana dhe negociatorit iranian Ali Larijani, rreth programeve bërthamore të Iranit.
XS
SM
MD
LG