Ndërlidhjet

BEOGRAD


Ministri i jashtëm i Serbisë Vuk Drashkoviq ka deklaruar se beson në veton ruse në Këshillin e Sigurimit dhe në një qëndrim më të fortë të Moskës kur është në pyetje çështja e Kosovës.
"Shtetet e Bashkuara seriozisht llogarisin në veton e Rusisë. Tash në Uashington të gjithë janë ngritur në këmbë që rezoluta e tyre për pavarësinë e Kosovës të shkojë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara deri në fund të majit, apo më së voni në gjysmën e parë të qershorit, madje edhe nëse Rusia vë veto", ka thënë Drashkoviq.
Ai ka shtuar se plani i Ahtisaarit është një ndër temat dominante në bisedimet për formimin e qeverisë së re të Serbisë.
XS
SM
MD
LG