Ndërlidhjet

logo-print

UASHINGTON


Presidenti George Bush i vuri veto legjislacionit me të cilin kërkohej fillimi i tërheqjes së trupave nga Iraku, gjatë këtij viti. Në një fjalimi drejtuar kombit, ai i paraqiti arsyet për veton.
"Nuk ka kuptim t'i thuhet armikut kur ju planifikoni të tërhiqeni. Të gjithë terroristët do t'i bashkonin forcat për të filluar komplotin për përmbysjen e qeverisë dhe për ta marrë kontrollin e Irakut. Besoj se caktimi i afatit për tërheqje do të demoralizonte popullin e Irakut, do t'i inkurajonte vrasësit në gjithë Lindjen e Mesme, dhe do dërgonte sinjal se Amerika nuk do t'i mbajë premtimet" tha presidenti Bush.
Legjislacioni i miratuar në Kongres, ishte përpjekje e demokratëve që të detyrojnë presidentin të ndryshojë strategjinë në Irak. Kryetarja e Dhomës Përfaqësuese, demokratja Nancy Pelosi u shpreh e pakënaqur me veprimin e presidentit.
"Shpresoja që këtë legjislacion dypartiak, i cili mbështetet gjerësisht nga populli amerikan, presidenti do ta trajtonte me respektin që ai meriton. Në vend të kësaj, presidenti i vuri veto dhe sinqerisht e keqinterpretoi atë që kërkon ky legjislacion" tha Pelosi.
Duket se demokratët nuk i kanë 2/3 e votave në Kongres, të nevojshme për të anuluar veton e presidentit.
XS
SM
MD
LG