Ndërlidhjet

ANKARA


Partia për Drejtësi dhe Zhvillim, e cila është në pushtet, paraqiti propozimin zyrtar për zgjedhje të parakohshme më 24 qershor.
Kryeministri Recep Tayyip Erdogan e paralajmëroi vendimin si përgjigje ndaj shqetësimeve të laikëve se administrata e tij e çon vendin drejt pushtetit islamik.
Partia propozoi Ministrin e Jashtëm Abdullah Gyl për president, por Gjykata Kushtetuese e ka anuluar raundin e parë të votimit të parlament.
Po sot, Komisioneri i BE-së për Zgjërimin Oli Rehn e sërish e ka paralajmëruar armatën e Turqisë që të qëndrojë anash nga politika.
"Bashkimi Evropian është i themeluar në parimet e lirisë, demokracisë, respektit për të drejtat e njeriut dhe lirive fundamentale, sundimin e ligjit dhe pushtetin civil ndaj ushtrisë. Nëse vendi dëshiron të bëhet anëtar i BE-së, duhet t'i respektojë këto parime", tha Johannes Laitenberger, zëdhënës i komisionerit Oli Rehn.
XS
SM
MD
LG