Ndërlidhjet

logo-print

TALLIN


Presidenti i Estonisë Toomas Handrik Ilves i ka bërë thirrje Rusisë të "mbetet e qytetëruar" në konfliktin e shkaktuar nga heqja e memorialit të Armatës së Kuqe në Tallin.
Ndërkohë, kryeministri Andrus Ansip i ka kërkuar ndihmë Bashkimit Evropian për ta mbrojtur vendin e tij nga, siç tha, "sulmet e koordinuara të Rusisë".
Prej 27 prillit kur u hoq monumenti përkujtimor, para ambasadës së Estonisë në Moskë për çdo ditë janë mbajtur protesta.
Ambasada sot i pezulloi shërbimet konsullare, ndërsa Bashkimi Evropian i bëri thirrje Moskës që t'i respektojë obligimet ndërkombëtare për ta mbrojtur ambasadën e Estonisë.
XS
SM
MD
LG