Ndërlidhjet

LONDËR


Në Londër sot mbahet takimi i përfaqësuesve të vendeve anëtare të Grupit të Kontaktit për Kosovën. Raportohet se në Londër ndodhet edhe i dërguari i Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës, Martti Ahtisaari, i cili pritet të takohet me zyrtarë britanikë. Një zëdhënës nga ministria e jashtme britanike ka thënë se "kjo është një mbledhje rutinore e drejtorëve politik të vendeve të Grupit të Kontaktit për Kosovën". Vende anëtare të këtij grupi janë Shtetet e Bashkuara, Britania, Franca, Gjermania, Italia dhe Rusia.
XS
SM
MD
LG