Ndërlidhjet

SHARM EL SHEIK


Kryeministri i Irakut Nuri la Maliki u bëri thirrje të gjitha vendeve që të t'i falin borxhet e jashtme vendit të tij. Në fjalën e tij hyrëse në konferencën dy ditore për Irakun, që po mbahet në Egjipt, al Maliki u zotua për zbatimin e reformave në Irak që kërkohen nga Shtetet e Bashkuara dhe qeveritë e vendeve të tjera.
Iraku ka rreth 50 miliardë dollarë borxhe.
Sekretari i Përgjithshëm i KB Ban Ki moon premtoi ndihmë për Irakun.
"Kombet e Bashkuara, së bashku me Bankën Botërore dhe partnerët tjerë do të punojnë me Irakun, që të arrijë vizionin e tij" tha Ban Ki moon.
Sekretarja amerikane e Shtetit Condolezza Rice vlerësoi rëndësinë e takimit.
"Takimi i sotëm është ngjarje historike, por të gjithë e dijmë se ky është fillim i një procesi dhe jo fundi" tha Rice. Përvec tjerëve, në konferencë merrë pjesë edhe Ministri i Jashtëm i Iranit, Manucher Mottaki.
"Ne besojmë se të gjitha palët duhet të mbështesin Irakun në arritjen e stabilitetit dhe sigurisë" tha Mottaki.
Rice dhe Mottaki patën një shkëmbim të shkurtër gjatë kohës së drekës.
XS
SM
MD
LG