Ndërlidhjet

SHARM EL SHEIK


Në konferencën ndërkombëtare për Irakun, në Egjipt, u miratua plani pesë vjeçar që synon stabilizimin e Irakut. Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki moon e bëri paralajmërimin në konferencën për shtyp në përfundim të ditës së parë të konferencës në Sharm el Sheik.
"Sot, në praninë e rreth 70 delegatëve zyrtarisht kemi nisur marrëveshjen ndërkombëtare për Irakun, që është kulminacioni i rreth një viti përgatitjesh" tha Ban Ki moon.
Ai gjithashtu tha se vendet pjesëmarrëse në konferencë janë zotuar që të reduktojnë për rreth 30 miliardë dollarë borxhin e Irakut.
XS
SM
MD
LG