Ndërlidhjet

MOSKË/BRUKSEL


Ministri i Jashtëm i Rusisë Sergei Lavrov tha se zhvendosja e memorialit sovjetik të luftës nga qeveria e Estonisë, ka "pasur pasoja serioze negative" për raportet dy palëshe ndërmjet këtyre vendeve. Përmes një deklarate, Lavrov i bëri thirrje Estonisë që menjëherë të fillojë hetimet rreth reagimit të policisë gjatë protestave që pasuan zhvendosjen e monumentit në Talin.
Ndërkohë, NATO përmes një deklarate, shprehu "shqetësim të thellë" rreth kërcënimeve për sigurinë fizike të diplomatëve të Estonisë në Moskë.
Në deklaratë thuhet se Rusia menjëherë duhet të ndalë kërcënimet dhe mosmarrëveshjet rreth memorialit duhet të zgjidhen në mënyrë diplomatike.
XS
SM
MD
LG