Ndërlidhjet

PRISHTINË


Ministri i Mbrojtjes i Gjermanisë Franz Josef Jung tha sot se bazuar në lajmet e mira nga Londra ku dje u mbajt takimi i Grupit të Kontaktit për Kosovën, beson se rezoluta për Kosovën do të miratohet me kohë në Këshillin e Sigurimit pa ndonjë shtyrje. Ai nuk ka dashur të komentojë mundësinë e shpalljes së njaanshme të pavarësisë së Kosovës nga institucionet vendore, duke shprehur besimin e plotë se procesi është duke shkuar mirë.
Ai i bëri komente pas takimit të sotëm në Prishtinë me komandantin e KFOR-it Roland Kather.
XS
SM
MD
LG