Ndërlidhjet

SIMI VALLEJ/SHBA


Dhjetë kandidatët e Partisë Republikane që përpiqen ta zëvendësojnë presidentin George Bush, mbajtën debatin e parë televiziv në Librarinë dhe Muzeun Presidencial Ronald Reagan, në Kaliforni. Kandidatët ishin unikë në kërkesat që Shtetet e Bashkuara të vazhdojnë angazhimet për fitore luftarake në Irak.
"Ne duhet të fitojmë në Irak. Nëse tërhiqemi, atje do të bëhet kaos, do të ketë gjenocid, dhe ata do të na ndjekin në shtëpitë tona", tha senatori John McCain.
Javën e kaluar në debatin e parë, kandidatët presidencialë demokratë kërkuan përfundim të shpejtë të luftës.
XS
SM
MD
LG