Ndërlidhjet

SHARM EL SHEIK


Në ditën e dytë të konferencës ndërkombëtare për Irakun, pjesëmarrësit po fokusohen në gjetjen e mënyrave për ndalimin e dhunës atje. Kryeministri Nuri al Maliki fokusoi rëndësinë e sigurisë në Irak.
"Iraku i dobtë në rajon nuk është në interesin e askujt. Ajo që po përpiqemi të arrijmë në bashkëpunim me ju, është që Iraku i ri të jetë faktori më i madh i sigurisë, stabilitetit dhe prosperitetit në rajon" tha al Maliki.
Takimi në Sharm el Sheik të Egjiptit ka mbledhur përfaqësues nga vendet fqinje të Irakut, përfshirë Sirinë dhe Iranin, si dhe nga fuqitë e mëdha botërore. Shtetet e Bashkuara i kanë akuzuar Damaskun dhe Teheranin për nxitje të dhunës në Irak.
XS
SM
MD
LG