Ndërlidhjet

BANKOK


Shkencëtarët pjesëmarrës në konferencën e Kombeve të Bashkuara për ndryshimet klimatike thanë se duhet reduktuar emetimin e dioksidit të karbonit, në mënyrë që të kufizohet ngrohja globale.
"Porosia shumë e fuqishme e këtij raporti është nevoja që e gjithë shoqëria njerëzore të fillojë ndryshimet në mënyrën e jetësës" tha drejtuesi i Panelit Ndërqeveritar për Ndryshime Klimatike, Rajendra Pachauri.
Në raportin e publikuar nga Paneli thuhet se deri në vitin 2050 bota duhet të reduktojë për rreth 50 përqind emetimin e CO2, krahasuar me nivelin nga viti 2000.
XS
SM
MD
LG