Ndërlidhjet

PRISHTINË


Ministri i mbrojtjes i Gjermanisë, Franz Josef Jung tha sot se ka parë "sinjale pozitive" se fuqitë e mëdha së bashku do ta hartojnë rezolutën për Kosovën për Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Sipas tij, "këto sinjale pozitive" ishin dërguar pas mbledhjes së djeshme të Grupit të Kontaktit për Kosovën në Londër. "Ne do të ndërmarrim çdo hap për të arritur një rezolutë të përbashkët në Këshillin e Sigurimit" tha zoti Jung dhe shtoi se "qëllimi ynë është që diskutimet ti përfundojmë deri në fund të muajit maj". Ministri Jung nuk ka dashur ta komentoj mundësinë e shpalljes së njëanshme të pavarësisë së Kosovës nga institucionet vendëse, duke shprehur besimin e plotë se procesi është duke shkuar mirë. Ai këto komente i bëri sot në Prishtinë, pas takimit me komandantin e KFOR-it, Roland Kather.
XS
SM
MD
LG