Ndërlidhjet

logo-print

SHARM EL SHEIKH


Kryeministri i Irakut, Nuri al-Maliki ka kërkuar nga vendet fqinje që ta ndalin depërtimin e militantëtve në Irak. "Tash, pas përmbysjes së diktatorit, ne nuk do të lejojmë organizatat terroriste për të gjetur strehim në territoret e Irakut. Kjo na shtynë që nga vendet fqinje të kërkojmë që ta ndalin depërtimin e grupeve terroriste brenda Irakut dhe ti parandalojnë ato që të gjejnë çfarëdo mbështetje financiare, politike apo në media", tha zoti al-Maliki. Këto komente ai i bëri në ditën e dytë të Konferencës ndërkombëtare për Irakun, që po mbhaet në Sharm el-Sheikh të Egjiptit. Në këtë samit po marrin pjesë ministra dhe zyrtarë nga vendet fqinje të Irakut, përfshirë Sirinë dhe Iranin, pastaj zyrtarë të lartë të Shtetetve të Bashkuara, të Britanisë, e nga vendet e tjera.
XS
SM
MD
LG