Ndërlidhjet

KIEV


Presidenti Viktor Yushchenko dhe kryeministri Viktor Yanukovych kanë arritur marrëveshjen për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në Ukrainë. Ky njoftim, që u bë sot pas takimeve në Kiev, nuk përmbanë datën eventuale të mbajtjes së këtyre zgjedhjeve. Arritja e marrëveshjes u bë pas krizës politike që u shkaktua nga urdhëri i presidentit Yushchenko më 2 prill për ta shpërndarë parlamentin dhe për shpalljen e zgjedhjeve të reja. Kryeministri Yanukovitch dhe shumica e tij parlamentare e kishin kundërshtuar këtë urdhër të presidentit.
XS
SM
MD
LG