Ndërlidhjet

STOKHOLM


Ministri i jashtëm i Estonisë, Urmas Paet e ka akuzuar Rusinë për veprim sikur në kohën e ish Bashkimit Sovjetik. Në një koment të publikuar në një gazetë suedeze, zoti Urmas ka shkruar se Moska nuk e ka pranuar faktin se "ish kolonitë" e saj kanë fituar pavarësinë pas rënies së ish Bashkimit Sovjetik në vitin 1991. Largimi i një monumenti përkujtimor nga periudha sovjetike nga qendra e Talinit, gjatë javës së kaluar, ka shkaktuar tensione të ashpra në raportet Talin – Moskë. Ky monument nga rusët shihet si përkujtim për ushtarët sovjetikë, që kishin humbur jetën duke luftuar kundër nazistëve gjermanë. Nga ana tjetër, shumë estonezë këtë përmendore e shohin si mbetje të pushtetit sovjetik.
XS
SM
MD
LG