Ndërlidhjet

logo-print

SHARM EL SHEIK


Konferenca ndërkombëtare për Irakun e mbajtur në Sharm el Sheik të Egjiptit përfundoi pa takim të drejtpërdrejtë mes Sekretares amerikane të Shtetit, Kondolizja Rajs dhe homologut të saj iranian, Mancur Motaki, të dy pjesëmarrës në konferencë.
Megjithatë njoftohet se diplomatë të një niveli më të ulët të të dy vendeve kanë pasur biseda jozyrtare.
Ministri i jashtëm i Irakut i ka cilësuar këto kontakte si "shenjë pozitive".
Rajs gjatë konferencës u takua me ministrin e jashtëm të Sirisë, i pari takim i këtij niveli në më shumë se dy vjet.
XS
SM
MD
LG