Ndërlidhjet

logo-print

VJENË


Kryenegociatori Martti Ahtisaari do të qëndrojë javën e ardhshme në Stokholm, Berlin dhe Nju Jork, ku zyrtarëve të këtyre vendeve do t'u paraqesë gjendjen në Kosovë dhe t'u sqarojë planin e tij për të ardhmen e Kosovës.
Zëdhënësi i UNOSEK-ut Remi Dourlot tha se të hënën AhtisAari do të marrë pjesë në takimin e agjencisë suedeze për zhvillim ndërkombëtar në Stokholm, e cila do ta shqyrtojë bashkëpunimin e ardhshëm për Kosovën.
Ndërkaq në Nju Jork, Ahtisaari do të bisedojë me zyrtarët e Kombeve të Bashkuara dhe ambasadorët e vendeve anëtare të Këshillit të Sigurimit.
XS
SM
MD
LG