Ndërlidhjet

KRUSHEVC


Qindra ish luftëtarë serbë, pjesëmarrës në luftërat ballkanike, kanë formuar sot një njësi speciale të vullnetarëve të gatshëm për t'i rrokur armët nëse Kosova fiton pavarësinë.
"Ne u themi serbëve të Kosovës se ka njerëz që janë të gatshëm për t'i mbrojtur ata nëse shteti serb i harron", tha kryetari i Lëvizjes së Veteranëve Zheljko Vasiljeviq gjatë një ceremonie në qytetin Krushevc.
"Ne nuk jemi njësit paramilitar, por do të jemi të gatshëm nëse ushtria apo policia ka nevojë për ne. Nëse Kosova fiton çfarëdo forme të pavarësisë, ne jemi të gatshëm të luftojmë", tha Vasiljeviq, anëtar i parlamentit nga partia e Sllobodan Millosheviqit.
Formimi i "Gardës së Car Lazarit të Shenjtë" tuboi rreth 200 njerëz në një kishë në qendër të qytetit.
Ndërkohë, policia ka arrestuar 27 persona që mbanin emblemën e Njësitit për Operacione Speciale, i cili dyshohet për vrasjen e ish kryeministrit Zoran Xhingjiq. Policia tha se ata janë ndaluar "me qëllim që të shmangen provokimet".
XS
SM
MD
LG