Ndërlidhjet

KRUSHEVC


Një grup nacionalistësh serbë formuan sot një njësit vullnetar, për të cilin thanë se do të luftojë nëse Kosova fiton pavarësinë. Në formimin e njësitit në një kishë në Krushevc u tubuan disa qindra njerëz.
"Në rast të shpalljes së pavarësisë, ne do të jemi të gatshëm", tha kryetari i Lëvizjes së Veteranëve Zheljko Vasiljeviq. "Prej sot, detyra juaj do të jetë t'i bashkoni vullnetarët dhe t'i përgatitni për të mbrojtur Kosovën", tha ai, për të shtuar se vullnetarët nuk do të veprojnë jashtë institucioneve shtetërore dhe do të vihen në dispozicion të ushtrisë apo policisë serbe.
"Ky tubim është 'shkrepja e parë' kundër atyre që mendojnë se mund të na e marrin Kosovën", tha Haxhi Andrej Miliq, komandant i njësitit të sapo formuar të quajtur "Garda e Car Lazarit të Shenjtë".
Më herët, policia serbe arrestoi 27 veta që mbanin emblemën e ish Njësitit për Operacione Speciale, që dyshohet për ndërlidhje me vrasjen e kryeministrit Zoran Xhingjiq.
XS
SM
MD
LG