Ndërlidhjet

PARIS


Ministria e brendshme franceze ka njoftuar se dalja në zgjedhjet e sotme presidenciale në Francë është masive. Sipas kësaj ministrie, deri në orën 12, dalja në votime ishte 34%, që është dalja më e lartë në këtë interval kohor, në krahasim me së paku 5 zgjedhje të fundit. Votuesit do të zgjedhin ndërmjet kandidatit konservator, Nicolas Sarkozy dhe socialistes, Segolene Royal. Hulumtimet e opinionit sugjerojnë se zoti Sarkozy, ka epërsi të dukshme ndaj zonjës Royal. Vendvotimet mbyllen në orën 20 sipas kohës së Evropës së Mesme.
XS
SM
MD
LG