Ndërlidhjet

ANKARA


Ministri i jashtëm, Abdullah Gul, e ka tërhequr kandidaturën e tij për president të Turqisë, pasi Parlamenti i këtij vendi edhe sot nuk kishte kuorum. Kryetari i Parlamentit, Bulent Arinc tha se partia AK në pushtet, që ka origjinë islamike, dështoi që ta siguroj praninë e dy të tretave të deputetëve, sa është e nevojshme që procesi i votimit të jetë i vlefshëm. Kjo është hera e dytë që Parlamenti dështoi ta ketë kuorumin për të votuar për zgjedhjen e presidentit të ri të Turqisë. Opozita po i bojkoton mbledhjet e Parlamentit, për shkak të shqetësimeve se shteti sekular i Turqisë është në rrezik që të kaloj në islamizëm.
XS
SM
MD
LG