Ndërlidhjet

logo-print

BAGDAD


Nga dhuna e sotme në Irak janë vrarë së paku 39 vetë. Nga dy shpërthime të makinave bomba në Bagdad janë vrarë së paku 30 vetë dhe janë plagosur shumë të tjerë. Në Samarra, që është në veri të Bagdadit, kryengritësit kanë sulmuar stacionin e policisë dhe kanë vrarë 6 policë, nga konflikti i personave të armatosur të paidentifikuar dhe trupave irakiane janë vrarë dy civilë, ndërsa në Bagdad, një person është vrarë nga sulmet ajrore amerikane. Njëherësh, ushtria e Shteteve të Bashkuara ka njoftuar sot se nga sulmet e kryengritësve në Irak, të premet dhe të shtunën, janë vrarë tre pjesëtarë të saj.
XS
SM
MD
LG