Ndërlidhjet

PRAGË


Në mesazhin e tij më të ri nëpërmjet të internetit, lideri i lartë i rjetit al-Qaeda, Ayman al-Zawahri tha se legjilacioni i Kongresit amerikan, me ftesën për tërheqjen e trupave amerikane nga Iraku, ishte dëshmi e disfatës amerikane. "Ky legjislacion reflekton dështimin dhe frustrimin amerikan. Njëherësh, ky legjislacion do të na largonte nga mundësia për ti shkatërruar forcat amerikane, të cilat i kemi zënë në kurthin historik. I lutemi zotit që ata të largohen pasi ti humbin prej 200 e deri në 300 mijë ushtarë, që atyre në Uashington dhe në Evropë, të cilët dëshirojnë gjakderdhje, tu japim leksion, që nuk do ta harrojnë", tha Ayman al-Zawahri në video – mesazhin e tij të fundit. Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë ka refuzuar ta komentoj këtë video – incizim, që u bë disa ditë pasi presidenti amerikan, George Bush i vuri veto legjislacionit të Kongrersit të Shteteve të Bashkuara, që pos financimit, parashihte edhe afatin për tërheqje të trupave nga Iraku.
XS
SM
MD
LG