Ndërlidhjet

TEHERAN


Zëdhënësi i Ministrisë së jashtme iraniane, Mohammad al-Hosseini tha sot se Irani dhe Britania dëshirojnë ti përmirësojnë marrëdhëniet e dyanshme, që ishin përkeqësuar pas arrestimit 13 ditësh të marinarëve britanikë nga ana e Iranit. Ai tha se ministri i jashtëm i Iranit, Manucher Mottaki dhe sekretarja e jashtme britanike, Margaret Beckett ishin takuar gjatë punimeve të Konferencës për Irakun, që u mbajt në Sharm el-Sheikh të Egjiptit, me ç'rast të dy palët janë pajtuar për "më tepër raporte konstruktive". 15 marinarët britanikë ishin zënë nga forcat iraniane më 23 mars në Gjirin Persik, duke shkaktuar tensione diplomatike. Marinarët u liruan më 4 prill.
XS
SM
MD
LG