Ndërlidhjet

PARIS


Konservatori Nicolas Sarkozy u zgjodh president i Francës, pasi e mundi socialisten Segolene Royale me rreth 53 përqind të votave. Duke u folur simpatizantëve në Paris, Sarkozy, bir i një imigranti hungarez, u zotua se do ta përfaqësojë të gjithë kombin.
"Për mua ka vetëm një Francë. Do të jem president i të gjithë francezëve, do të flas në emër të të gjithëve. Për mua sonte ka vetëm një fitore, ajo e demokracisë", tha Sarkozy.
Royal ndërkaq, falenderoi qytetarët që i kishin ofruar mbështetjen e tyre.
"E drejta universale e votës ka folur. I dëshiroj më të mirat presidentit të ardhshëm në përmbushjen e misionit në shërbim të njerëzve të Francës" tha Royal.
Dalja në votime ishte rreth 84%, më e larta që nga viti 1981.
Liderët evropianë dhe presidenti George Bush i uruan fitoren Sarkozy.
Pas fitores së tij grupe të rinjsh u përleshën me policinë në Paris, ndërsa forcat e sigurisë me gaz lotsjellës i shpërndanë protestuesit. Demonstrata kundër Sarkozy pati edhe në Lion dhe Marsej.
XS
SM
MD
LG