Ndërlidhjet

PRAGË


Udhëheqësit botërorë kanë reaguar pas fitores së Nicholas Sarkozy në zgjedhjet presidenciale franceze.
"Sapo i telefonova dhe e urova presidentin e ardhshëm francez. Ne do vazhdojmë të intensifikojmë bashkëpunimin franko-gjerman", tha kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel.
Kreu i Komisionit Evropian, Barroso shprehu besimin se Sarkozy do luajë një rol udhëheqës në konsolidimin e politikave evropiane.
Presidenti amerikan Bush tha se mirëpret bashkëpunimin me Sarkozy.
Ndërkaq kryeministri turk, Taip Rexhep Erdogan tha se shpreson që Sarkozy nuk do përsërisë kritikat ndaj kërkesës turke për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Sarkozy ka qenë kundër anëtarësimit të Turqisë.
XS
SM
MD
LG