Ndërlidhjet

logo-print

UASHINGTON


E vetmja aspiratë e shqiptarëve në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni është anëtarësimi në Bashkimin Evropian dhe NATO, tha shefi i diplomacisë së Shqipërisë, Lulzim Basha në një takim në Qendrën për Studime Strategjike në Uashington.
"Të gjitha veprimet dhe nismat tona, si ato rajonale dhe ato evropiane e ndërkombëtare dëshmojnë vullnetin e qeverive se kemi një qëllim, një vizion të përbashkët për anëtarësim sa më të shpejtë në Bashkimin Evropian dhe në NATO", tha Basha që e morri postin e ministrit të jashtëm pak javë më parë.
I pyetur lidhur me ndryshimet e mundshme që mund t'i bëhen planit të Ahtisarit në përpjekje për të qetësuar kundërshtimin rus, Basha tha se "cdo ndryshim do të prishte integritetin" dhe për momentin, sipas Bashës ky plan "është ujdia më e mira e mundshme".
Basha takohet sot me Rajs në Departamentin e Shtetit.
XS
SM
MD
LG