Ndërlidhjet

UASHINGTON


Sekretarja amerikane e Shtetit Condolezza Rice i tha sot Ministrit të Jashtëm të Shqipërisë Lulzim Basha, gjatë takimit në Uashington, se është e rëndësishme që qeveria shqiptare t'i vazhdojë reformat politike dhe ekonomike dhe t'i plotësojë kërkesat e nevojshme për anëtarësim në NATO, njoftoi agjencia e lajmeve AP.
Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit Sean McCornmack tha se Rice dhe Basha gjithashtu kanë biseduar edhe lidhur me përpjekjet e Shqipërisë për t'u bërë thirrje shqiptarëve të Kosovës që të shfaqin "durim dhe vetëpërmbajtje", derisa Këshilli i Sigurimit i Komebve të Bashkuara po e shqyrton planin për pavarësinë e mbikëqyrur për Kosovën.
Basha ndërkaq, ka deklaruar se vendi i tij dhe shqiptarët në Kosovë dhe në Maqedoni e "ndajnë vizionin" që një ditë t'i bashkangjiten NATO-s dhe Bashkimit Evropian.
"Të gjitha veprimet dhe nismat tona, si ato rajonale dhe ato evropiane e ndërkombëtare dëshmojnë vullnetin e qeverive se kemi një qëllim, një vizion të përbashkët për anëtarësim sa më të shpejtë në Bashkimin Evropian dhe në NATO", ka thënë më herët shefi i diplomacisë së Shqipërisë, Lulzim Basha në një takim në Qendrën për Studime Strategjike në Uashington.
XS
SM
MD
LG