Ndërlidhjet

BRUKSEL


Komisionari për Zgjerim i Bashkimit Evropian Olli Rehn tha se për statusin e Kosovës nevoitet zgjidhje e shpejtë e bazuar në planin e Martti Ahtisaarit dhe rezolutë e re e Këshillit të Sigurimit për një zgjidhje të qëndrueshme të Kosovës shumëetnike dhe demokratike.
Ren ka thënë se rezoluta duhet të jetë juridikisht dhe politikisht e qartë në mënyrë që misioni i ri ndërkombëtar i BE-së të mund të vendoset në Kosovë.
Lidhur me zgjedhjen e radikalit Tomislav Nikoliq kryetar të parlamentit të Serbisë, Rehn tha se "brishtësia e zhvillimit demokratik në Serbi po bëhet e rrezikshme për zhvillimet në rajon".
XS
SM
MD
LG