Ndërlidhjet

JERUSALEM


Arkeologët izraelitë njoftuan sot se kanë zbuluar varrin e Herodit të Madh.
"Kemi gjetur atë që besojmë dhe për të cilën nuk kemi dyshim se është varri i mbretit Herod" tha profesori i arkeologjisë Ehud Netzer duke përkujtuar se zbulimi është bërë pas më shumë se 30 vite kërkimesh. Herodi ishte mbret i caktuar nga romakët në vitet 74 deri në 4 para erës së re.
Sipas Dhjatës së Re ai kishte urdhëruar ekzekutimin e të gjithë fëmijëve meshkuj në qytetin e Betlehemit për të shmagur humbjen e fronit për shkak të lindjes së "Mbretit të Hebrenjëve", foshnjes Jezus.
XS
SM
MD
LG