Ndërlidhjet

UASHINGTON


Zyrtarët amerikanë thanë se gjashtë të dyshuar si radikalë islamistë janë arrestuar me akuzat se po përgatisnin sulm në bazën ushtarake Fort Dix në Nju Xhersi. Michael Dreuniak, zëdhënës i prokurorisë tha se katër prej tyre ishin të lindur në ish Jugosllavi, një në Jordan dhe një në Turqi.
Agjencia AP raportoi se në mesin e të arrestuarve janë edhe: Elvir, Dritan dhe Shain Duka, që jetonin ilegalisht në Shtetet e Bashkuara si dhe Agron Abdullahu. Dreuniak tha se të dyshuarit planifikonin të vrisnin "sa më shumë ushtarë amerikanë që të jetë e mundur".
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Tony Snou tha se nuk ka " të dhëna të drejtpërdrejta" se ata kishin lidhje me terrorizmin ndërkombëtar.
XS
SM
MD
LG